Zjarr në një magazinë nafte në Rusinë perëndimore

Zjarr në një magazinë nafte në Rusinë perëndimore

08:45, 30/11/2022
A+ Aa A-

Në një magazinë në rajonin Bryansk në perëndim të Rusisë, tanket e naftës në rreth 1800 metra katrorë morën flakë sot, njoftoi guvernatori lokal Aleksandar Bogmaz.

Siç ka deklaruar në kanalin e tij Telegram, zjarrin po e shuajnë më shumë se 80 persona me 30 pajisje, duke përfshirë një makinë zjarrfikëse, transmeton Tass.

Bogmaz shtoi se nuk ka raportime për viktima. Në vendin e ngjarjes është dërguar një njësi zjarrfikëse ajrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco