Pakistan/ 3 të vdekur dhe 28 të plagosur pas një sulmi kamikaz

Pakistan/ 3 të vdekur dhe 28 të plagosur pas një sulmi kamikaz

08:40, 30/11/2022
A+ Aa A-

Një sulm i rëndë ka ndodhur në Quetta në Pakistanin jugperëndimor, ku kanë mbetur të vrarë 3 persona dhe janë plagosur 28 të tjerë. Viktimat janë një oficer policie, një grua dhe një fëmijë.

Një tjetër polic, Abdul Haq, foli për më shumë se 30 të plagosur, duke përfshirë 15 policë. Lëvizja Talibane e Pakistanit (TTP) mori përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë të shpërndarë për mediat.

Të hënën, talebanët pakistanezë njoftuan se po i japin fund armëpushimit që kishin shpallur në korrik.

Grupet që vaksinojnë fëmijët kundër poliomielitit janë shpesh në shënjestër të TTP-së, pasi islamistët besojnë se fushata e imunizimit nuk është gjë tjetër veçse një mjet i shërbimit sekret për t’i spiunuar ata.

Quetta është kryeqyteti i provincës së Balochistanit, i cili kufizohet me Afganistanin dhe Iranin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco