Doli kundër Putinit, misteret e vdekjes së ministrit të Jashtëm bjellorus

Doli kundër Putinit, misteret e vdekjes së ministrit të Jashtëm bjellorus

18:04, 28/11/2022
A+ Aa A-

Vdekja e Ministrit të Jashtëm bjellorus, Vladimir Makej mbetet një mister.

Makej konsiderohej si një figurë që përpiqej të ruante marrëdhënie të mira me perëndimin dhe ishte kundër izolimit të vendit në bllokun pro-rus.

Vdekja e tij u njoftua ditën e djeshme teksa këtë javë 64-vjeçari do të merrte pjesë në mbledhjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian, nga ku Rusia është përjashtuar dhe ku ai parashikonte të takohej me politikanë perëndimorë.

Shtypi britanik citon biznesmenin rus në arrati Leonid Nevzlin, opozitar me Putinin i cili hedh dyshime se ai është helmuar. 

Madje sipas tij, edhe presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko, aleat i ngushtë i Putinit ka frikë se mund ta vrasin dhe ka ndërruar disa pjesëtarë të stafit të sigurisë dhe kuzhinierët. 

Armiku i Putinit, biznesmeni Leonid Nevzlin pretendon se Makei “vdiq si rezultat i një helmi të zhvilluar në një laborator special të FSB-së ruse”.

Ai citoi burime “të afërta me shërbimet speciale ruse”, duke pohuar: “Pamja klinike në raste të tilla korrespondon me vdekjen nga infarkti ose dështimi i zemrës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco