Rrëshqitje dheu gjatë funeralit, 14 të vdekur në Kamerun

Rrëshqitje dheu gjatë funeralit, 14 të vdekur në Kamerun

13:31, 28/11/2022
A+ Aa A-

Një rrëshqitje masive dheu e cila ndodhi të dielën e 27 nëntorit gjatë një ceremonie funerali në Yaounde, kryeqyteti i Kamerunit, shkaktoi të paktën 14 viktima.

Funerali po kremtohej në një fushë futbolli në bazën e një argjinature 20 metra të lartë, e cila u shemb.

Dhjetëra persona të tjerë u zhdukën, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë.

Guvernatori i rajonit, Naseri Paul Bea deklaroi se krahas viktimave janë edhe dhjetë persona në gjendje të rëndë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco