Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

Kjo është mënyra se si ‘Apple’ po e ndihmon diktaturën kineze

Kjo është mënyra se si ‘Apple’ po e ndihmon diktaturën kineze

12:29, 28/11/2022
A+ Aa A-

Nga Rene Garzke, BILD

Protestat historike kundër regjimit kanë shpërthyer në metropolet e Kinës. Protestuesit po thërrasin: “Poshtë Partia Komuniste, poshtë Xi Jinping!”

Por protestuesit duhet t’ia dalin pa një mjet të rëndësishëm komunikimi. Sepse ‘Apple’ kohët e fundit ka vendosur të përkulet para regjimit kinez.

Me përditësimin e fundit të iPhone, gjiganti i teknologjisë prezantoi një ndryshim sekret, që synon të frenojë protestat. Këtë e raportojnë ndër të tjera ‘Bloomberg’ dhe ‘Guardian’.

Konkretisht bëhet fjalë për funksionin e ndarjes së të dhënave AirDrop. Kjo teknikë bën të mundur që të dhënat të shkëmbehen me pajisje të tjera Apple aty pranë. E veçanta është se AirDrop funksionon pa internet, duke i dërguar të dhënat përmes një rrjeti lokal. Kjo i lejon demonstruesit në vendet autoritare që të anashkalojnë censurën.

Në Kinë, për shembull, fotografitë e protestave u shpërndanë në mesin e pasagjerëve të metrosë.

Sidoqoftë, në fillim të këtij muaji, funksionaliteti i AirDrop në Kinë u kufizua ashpër. Mesa duket me kërkesë të Partisë Komuniste. ‘Apple’ po ndryshon funksionin në mënyrë që marrja e të dhënave nga dërguesit e tjerë të zgjasë për maksimumi dhjetë minuta.

Më përpara, sapo të aktivizohej, marrja e AirDrop ishte gjithmonë e mundur. Tani duhet të riaktivizohet çdo dhjetë minuta- gjë që vështirë se dikush do ta bëjë në jetën e përditshme.

‘Apple’ prezantoi ndryshimin më 9 nëntor me përditësimin e saj. Përditësim u lançua në mbarë botën. Sidoqoftë, ndryshimet në AirDrop ndodhin vetëm në pajisjet e shitura në Kinë.

Dhe përdoruesit kinezë as nuk e dinin diçka të tillë. Në përditësim nuk kishte informacione për ndryshimin e AirDrop.

Nuk është hera e parë që Apple po mban anën e regjimit në Kinë: në kulmin e protestave në Hong Kong në vitin 2019, kompania hoqi disa aplikacione të ndryshme nga dyqani i saj i aplikacioneve, që përdoreshin nga demonstruesit për komunikim.

Tani kompania më e madhe e teknologjisë në botë po e ndihmon sërish diktaturën. ‘Apple’ deri më tani ka lënë pa përgjigje pyetjet e shtypit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

?28/11/2022 14:49

Dihet që kasta udhëheqëse Kineze ka qënë gjithmonë pjesë e iluminatit. Si mos ta ndihmojë Apple?

Shto koment

Denonco