Flenë përtokë dhe ngjeshur: Popullsia e burgjeve në Francë shënon rekord historik, 120%

Flenë përtokë dhe ngjeshur: Popullsia e burgjeve në Francë shënon rekord historik, 120%

12:24, 28/11/2022
A+ Aa A-

Burgjet franceze kanë arritur nivele rekord të të burgosurve këtë vit, me 72,809 persona pas hekurave, pavarësisht se ka vetëm 60,700 vende të disponueshme.

Ministria franceze e Drejtësisë publikoi statistikat në nëntor, duke nënvizuar se dendësia e burgjeve në vend ka arritur në 120%.

Kushtet e këqija të burgut

AFP raporton se kjo mbipopullim ka çuar në një rënie të standardeve të burgjeve, me rreth 2,225 të burgosur që duhet të flenë në dyshekë në dysheme.

Kjo vjen pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i dënoi kushtet e burgut në Francë në vitin 2020, duke i rekomanduar qeverisë “që të marrë në konsideratë miratimin e masave të përgjithshme që synojnë eliminimin e mbipopullimit dhe përmirësimin e kushteve materiale të paraburgimit”.

Të burgosurit në disa burgje franceze ishin ankuar për kushte të rënda jetese dhe zhurmë të pandërprerë. Megjithatë, pavarësisht kësaj këshille dy vite më parë, tani ka 56 burgje me dendësi 150%, dhe gjashtë madje e kalojnë 200%, që do të thotë se janë me kapacitet të dyfishtë. Ky është rasti në Carcassonne, Perpignan, Foix, Majicavo à Mayotte dhe Bordeaux-Gradignan; i pari ka arritur densitetin prej 215.6%.

Cila është situata në Evropë?

Gjatë një viti, ka pasur një rritje prej 4.3% në numrin e të burgosurve francezë, një rritje e madhe në krahasim me fqinjët evropianë të vendit, të cilët kanë parë një ulje të popullsisë së të burgosurve në dekadën e fundit - me 12.9% në Gjermani dhe 17.4% në Holanda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco