Tronditet SHBA! Nëna masakron me thikë dy djemtë e saj të mitur dhe i hedh në vaskë

Tronditet SHBA! Nëna masakron me thikë dy djemtë e saj të mitur dhe i hedh në vaskë

11:54, 28/11/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi një nënë ka masakrtuar me thikë dy djemtë e saj të vegjël e më pas i ka futur në vaskë. Ngjarja e rëndë, e cila ndodhi në Brox, Nju Jork ka lënë të shokuar banorët e zonës dhe jo vetëm.

Kur oficerët hynë fillimisht në banesë nuk i panë trupat e fëmijës, por duke ndjekur ujin që vinte nga tualeti ata u afruan dhe konstatuan trupat e të miturëve në vaskë, pa jetë dhe të vrarë barabarisht.

Policia u lajëmrua nga fqinjët pasi kishin dëgjuar britnat e gruas që thoshte ‘çfarë kam bërë’, ‘çfarë kam bërë’.

Gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ajo tashmë do të përballet me akuzën e vrasjes. Djemtë ishin të moshave 8 dhe 11 vjeç.

Babai i tyre shprehet i tronditur për lajmin, ai mbërriti në banesë 30 minuta pasi kishte shkuar Policia dhe u përball me ngjarjen e rëndë kur pa dy fëmijët në vaskë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco