Rusia dhe Ukraina kanë njoftuar se kanë kryer një shkëmbim të ri të të burgosurve të luftës, gjatë të cilit u liruan dymbëdhjetë ukrainas dhe nëntë rusë.
"Një tjetër shkëmbim i robërve të luftës. Ne arritëm lirimin e dymbëdhjetë (ukrainasve). Ushtarët tanë, të cilët mbronin Mariupolin, Çernobilin (centralin bërthamor) dhe ishullin e Gjarprit, po kthehen në shtëpi", tha në Twitter shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, më 26 nëntor.
Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se nëntë rusët e kapur ishin liruar “si rezultat i procesit të negociatave”.
Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt, Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer disa herë të burgosurit e luftës.
Another POWs swap. We managed to release 12 🇺🇦 people. Our soldiers, who defended Mariupol, the Chernobyl NPP, and the Snake Island are returning home.
— Andriy Yermak (@AndriyYermak) November 26, 2022
Over the last week, we managed to get 98 🇺🇦 back. Thanks to Coordinating Staff on the Treatment of Prisoners of War. pic.twitter.com/ON9bCYylUv
© SYRI.net