Qeveria britanike publikon shifrat: Mbi 40,000 emigrantë kanë kaluar Kanalin

Qeveria britanike publikon shifrat: Mbi 40,000 emigrantë kanë kaluar Kanalin

13:01, 13/11/2022
A+ Aa A-

Mbi 40 mijë emigrantë kanë kaluar Kanalin me varka të improvizuara për të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo është shifra zyrtare e publikuar nga Ministria Britanike e Mbrojtjes.

Sipas të dhënave të qeverisë, dje 972 persona kaluan kanalin me 22 varka të vogla, duke e çuar totalin për vitin në 40,885 persona.

‘Vijnë me gomone, por i presin makina të shtrenjta’, tjetër reportazh për emigrantët shqiptarë

Asnjëherë më parë nuk janë parë kaq shumë emigrantë, kryesisht shqiptarë, iranianë dhe afganë, që kanë kryer kalimin e rrezikshëm.

Plani i ri britanik për emigrantët e paligjshëm shqiptarë, kthim brenda disa ditësh

Në të gjithë vitin 2021 janë regjistruar 28.526 kalime. Këto shifra në rritje po ushtrojnë presion mbi qeverinë pasi konservatorët e kanë bërë luftën kundër imigracionit një prioritet kryesor pas Brexit dhe sistemi i azilit është më i mbingarkuar se kurrë.

[KR BBC SHQIPTARET frame 812 1280x720]

BBC shkon në Laknas: Bandat shqiptare rekrutojnë emigrantë në Francë

Çështja është një pikë mosmarrëveshjeje me Parisin, megjithëse të dy vendet njoftuan në një deklaratë të përbashkët të premten se po “bëjnë përparim” në gjetjen e një marrëveshjeje të re për këtë çështje. Britania e Madhe thuhet se është e gatshme t’i paguajë Francës 80 milionë paund (91 milionë euro) më shumë për të siguruar mbikëqyrje më të madhe në plazhet franceze, ndërsa agjentët britanikë do të kenë akses në qendrat e kontrollit francez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco