Bisedë telefonike Erdogan-Putin për grurin ukrainas

Bisedë telefonike Erdogan-Putin për grurin ukrainas

17:50, 01/11/2022
A+ Aa A-

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shprehu optimizëm sot se Rusia dhe Ukraina do të krijojnë një partneritet të orientuar drejt zgjidhjes dhe se zgjidhja e krizës së grurit përmes një qasjeje konstruktive do të inkurajojë një kthim në negociata.
Në bisedën telefonike që pati me presidentin rus Vladimir Putin, Erdogan siguroi se Ankaraja do të marrë "iniciativat e nevojshme" me të gjitha palët për të zgjidhur problemet që lidhen me zbatimin e marrëveshjes së eksportit të grurit përmes Detit të Zi.
Sipas presidencës turke, Erdogan dhe Putin diskutuan çështje rajonale, veçanërisht zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë.
Moska njoftoi të dielën që kaloi se po pezullonte pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen sipas së cilës eksportet ukrainase të grurit nga portet ukrainase kishin rifilluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco