Putin vuan nga ‘Parkinsoni’ dhe kanceri në pankreas, thonë dokumentet sekrete

Putin vuan nga ‘Parkinsoni’ dhe kanceri në pankreas, thonë dokumentet sekrete

17:31, 01/11/2022
A+ Aa A-

Vladimir Putin ka sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme dhe kancerin e pankreasit. Këtë thuhet se e pohojnë dokumentet spiune të zbuluara ditët e fundit.

Pretendimet për sëmundjet e tij kanë qarkulluar mes figurave të opozitës dhe medias, por gjithmonë janë hedhur poshtë nga Kremlini.

Por tani, emailet nga një burim i inteligjencës ruse duket se konfirmojnë se 70-vjeçari është diagnostikuar me kancer dhe parkinson, sipas The Sun.

Dokumentet e zbuluara supozohet se lexonin: 'Mund të konfirmoj se ai është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme, por ajo tashmë po përparon. Ky fakt do të mohohet në çdo mënyrë dhe do të fshihet.

Putini është merr rregullisht të gjitha llojet e steroideve të rënda dhe ilaçet më novatore kundër dhimbjeve për të ndaluar përhapjen e kancerit të pankreasit me të cilin u diagnostikua kohët e fundit.

Kjo jo vetëm që po shkakton shumë dhimbje, por Putini ka një gjendje të fryrjes së fytyrës dhe efekte të tjera anësore-duke përfshirë edhe probleme me kujtesën’, thuhet në emailin e shpërdnarë nga shërbimet sekrete.

Image

Në rrethin e tij të ngushtë, ka zëra se përveç kancerit të pankreasit, i cili po përhapet gradualisht, Putin ka edhe kancer të prostatës.

Kanali në Telegram ‘General SVR’ ka kohë që pretendon se Putin vuan nga kanceri dhe Parkinson.

Javën e kaluar u raportua se të afërmit e Putin janë të shqetësuar për kollitjet, të përzierat e vazhdueshme dhe mungesën e oreksit, pasi dyshohet se ai iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor.

Rrethi i tij është i shqetësuar se ‘dobësimi dhe kolla e tij e vazhdueshme' po bëhen të dukshme dhe do të shihen nga elitat në Rusi si një 'shenjë e përkeqësimit të shpejtë të shëndetit të liderit'.

Pavarësisht se duket shumë i fryrë në fytyrë, presidenti rus ka humbur 18 kilogramë në muajt e fundit, shkruan kanali që pretendon se ka burime brenda Kremlinit.

Që kur Putin urdhëroi forcat e tij ushtarake të pushtonin Ukrainën më 24 shkurt, thashethemet janë përhapur për gjendjen e tij shëndetësore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco