Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama refuzon ftesën e Kurtit

Shoqja e Ana Frankut, Hannah, vdes në moshën 93-vjeçare: Takimi i tyre i fundit, në kampin e përqendrimit

Shoqja e Ana Frankut, Hannah, vdes në moshën 93-vjeçare: Takimi i tyre i fundit, në kampin e përqendrimit

12:20, 30/10/2022
A+ Aa A-

Hagë, Holandë - Hannah Pick-Goslar, një nga shoqet më të mirë të vajzës hebreje Anne Frank, e famshme për ditarin e saj, ka vdekur në moshën 93-vjeçare. Kështu njoftoi fondacioni që drejton muzeun e Shtëpisë së Ana Frankut.

Fondacioni Ana Frank e nderoi znj. Pick-Goslar, i cili përmendet në ditarin me famë botërore të Anës, për jetën e saj,  duke u fshehur nga pushtuesit nazistë në Hollandë, për ndihmën që dha për të mbajtur gjallë kujtimin e Anës me historitë për rininë e tyre.

“Hannah Pick-Goslar kishte shumë kuptim për muzeun “Annes Frank House” dhe në çdo kohë ne mund  ta thërrisnim atë”, tha fondacioni në një deklaratë. Aty nuk u dhanë detaje apo shkaku i vdekjes së saj.

Znj. Pick-Goslar u rrit me Anën në Amsterdam pasi të dy familjet e tyre u shpërngulën atje nga Gjermania, kur partia naziste e Adolf Hitlerit u ngjit në pushtet.

Shoqet u ndanë kur familja e Anës u fsheh në vitin 1942, por u takuan përsëri për pak në shkurt të vitit 1945, në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen në Gjermani, pak para se Ana të vdiste atje nga tifoja.

Para Luftës së Dytë Botërore, familjet e tyre jetonin pranë njëra-tjetrës në Amsterdam dhe Ana dhe Hannah shkonin në shkollë së bashku.

Znj. Pick-Goslar kujtonte se si kishte marrë pjesë në festën e ditëlindjes së shoqes së saj kur mbushi 13 vjeçe dhe kishte parë një ditar me kuadrate të bardha e të kuqe që prindërit e Anës ia bënë dhuratë vajzës së tyre.

Ana vazhdoi ta mbushte me mendimet dhe zhgënjimet e saj kur fshihej nga nazistët në një ndarje sekret në Amsterdam. Babai i Anës, Otto, e botoi ditarin pas luftës.

Znj. Pick-Goslar tregoi për miqësinë e tyre në një libër të Alison Leslie Gold, të quajtur “Kujtimet e Ana Frankut, reflektimet e një shoqeje të fëmijërisë.”

Libri u shndërrua në një film, i cili u publikua vitin e kaluar, me titullin "My Best Friend Anne Frank".

Në një intervistë të vitit 1998 me Associated Press, ajo tha për Anën: “Sot, të gjithë mendojnë se ajo ishte e shenjtë, por jo. Ajo ishte një vajzë që shkruante bukur dhe u poq shpejt në rrethana të jashtëzakonshme," tha Pick-Goslar.

Pick-Goslar përmendet në ditarin e Anës, që i referohet asaj me emrin Hanneli.

Më 14 qershor 1942, Ana shkroi: «Hanneli dhe Sanne kanë qenë dy shoqet e mia më të mira. Njerëzit që na shihnin së bashku gjithmonë thoshin: "Aty shkojnë Ana, Hanne dhe Sanne".

Fondacioni Anne Frank tha se zonja Pick-Goslar “i tregoi kujtimet e saj për miqësinë e tyre dhe Holokaustin deri në pleqëri. Ajo besonte se të gjithë duhet ta dinin se çfarë ndodhi me të dhe shoqen e saj Anën pas regjistrimit të fundit në ditar. Pavarësisht se sa e tmerrshme është historia.”

Pick-Goslar e pa për herë të fundit shoqen e saj në fillim të shkurtit 1945, rreth një muaj para se Ana të vdiste nga tifoja në Bergen-Belsen dhe dy muaj përpara se aleatët të çlironin kampin.

Ato mbaheshin në seksione të ndryshme, të ndara nga një gardh i gjatë me tela me gjemba. Herë pas here, ato ngjiteshin në gardh për të folur me njëra-tjetrënn.

"Unë nuk kam asnjeri," i tha Ana një herë shoqes së saj, duke qarë.

Në atë kohë, nazistët ia kishin prerë flokët e errët të Anës. “Asaj gjithmonë i pëlqente të luante me flokët e saj”, - tha Pick-Goslar për AP. “Më kujtohet që ajo i dridhte flokët me gishta.”

Pick-Goslar emigroi në vitin 1947 në atë që sot është Izraeli, ku u bë infermiere, u martua dhe pati tre fëmijë. Familja e saj u shtua duke përfshirë 11 nipër e mbesa dhe 31 stërnipër.

Ajo thoshte për familjen e saj të madhe: "Kjo është përgjigja ime për Hitlerin", tha Fondacioni Anne Frank.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco