Rusia fajëson marinën britanike për shpërthimet në tubacionin e gazit Nord Stream 1 dhe 2

Rusia fajëson marinën britanike për shpërthimet në tubacionin e gazit Nord Stream 1 dhe 2

13:29, 29/10/2022
A+ Aa A-

Moska pretendon se një njësi e marinës së Mbretërisë së Bashkuar qëndron pas shpërthimeve në tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe 2 megjithëse nuk ofroi asnjë provë për pretendimin e saj. 

Mendohet se të paktën 50 metra të tubacionit nënujor - i cili transporton gazin rus në Evropë - u shkatërrua muajin e kaluar. 

Policia daneze ka thënë se "shpërthimet e fuqishme" shkaktuan katër vrima në tubacione. 

Autoritetet gjermane, daneze dhe suedeze kanë qenë duke hetuar incidentin, por ende nuk dihet se kush dhe çfarë i shkaktoi shpërthimet.

Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha:

"Sipas informacioneve të disponueshme, përfaqësuesit e kësaj njësie të Marinës Britanike morën pjesë në planifikimin, sigurimin dhe zbatimin e një sulmi terrorist në Detin Baltik më 26 shtator të këtij viti".

Edhe pse liderët perëndimorë nuk e kanë akuzuar drejtpërdrejt Rusinë se qëndron pas sulmit, BE-ja ka thënë më parë se Moska po përdor furnizimet e saj me gaz si një armë kundër Perëndimit.

Lufta në Ukrainë ka ushtruar presion mbi furnizimet me gaz, duke rritur çmimet për shumë vende evropiane. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco