Gruaja e mbretit Charles përjeton tmerr në ajër, avioni i saj përplaset me një zog dhe pëson dëmtime

Gruaja e mbretit Charles përjeton tmerr në ajër, avioni i saj përplaset me një zog dhe pëson dëmtime

12:10, 29/10/2022
A+ Aa A-

Avioni ku udhëtonte mbretëresha e Anglisë, Camilla, është përfshirë në një incident ditën e djeshme, fatmirësisht pa pasoja për jetën e saj dhe askujt në ekuipazh.

Pjesa e parë e avionit Boeing 777 i kompanisë British Airways, ku udhëtonte 75-vjeçarja është goditur nga një zog relativisht i madh vetëm pak minuta para se të ulej në Londër. Përplasja ka qenë aq e fortë, sa është shtypur pjesa e hundës së avionit.

 

Megjithatë, fatmirësisht avioni është ulur me sukses. Një zëdhënës i British Airways tha për incidentin: "Aeroplani u ul i sigurt dhe pasagjerët u zbarkuan pa incidente".

Pallati mbretëror nuk dalë me asnjë njoftim në lidhje me këtë, por mediat britanike konfirmojnë praninë e Camillas në avion.

Një fakt interesant është se ajo i ka frikë avionët dhe mundohet t’i shmangë sa të mundet. Me siguri pas këtij incidenti, ajo do t’i ketë akoma më shumë frikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco