Sulmi i dhunshëm/ Bashkëshorti i Pelosit njoftoi policinë me ‘kod’

Sulmi i dhunshëm/ Bashkëshorti i Pelosit njoftoi policinë me ‘kod’

10:29, 29/10/2022
A+ Aa A-

Bashkëshorti i Nancy Pelosit, kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA ishte në gjendje të telefononte policinë pasi një person i dhunshëm ishte futur në banesën e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e çiftit me vlerë 6 milionë dollarë në San Françisko.

Sipas Daily Mail, Paul Pelosi njoftoi policinë në celularin e tij teksa agresori ishte akoma në shtëpi dhe e kishte sulmuar me një çekiç.

82-vjeçari Pelosi telefonoi në numrin 911, por foli me kod, për të mos zemëruar më tej agresorin.

“Një mashkull është në shtëpinë time. Ai po pret për gruan time. Nuk e di se kush është, por thotë se quhet David dhe është një mik,” tha ai.

Polici që priti telefonatën e kuptoi menjëherë kodin dhe shpalli emergjencën.

Mësohet se Paul Pelosi i është nënshtrua një operacioni, pasi sulmuesi, i identifikuar si David DePape e goditi me çekiç në kokë. 82-vjeçari ka plagë edhe në krahë dhe duar, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

DePape njihet si ekstremist i djathtë dhe përkrahës i një grupi ekstremist nudist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco