Mblidhen provat për evazion fiskal ndaj djalit të Joe Biden

Mblidhen provat për evazion fiskal ndaj djalit të Joe Biden

18:07, 07/10/2022
A+ Aa A-

FBI ka mbledhur prova të mjaftueshme sa për të ngritur akuza zyrtare për evazion fiskal ndaj djalit të Joe Biden, Hunter.

Lajmi raportohet nga CBS dhe Washington Post. Sipas tyre, Hunter Biden mund të akuzohet edhe për deklarime të rreme për të blerë një armë zjarri.

Tani, fati i tij është në duart e prokurorit të shtetit Delauer, i cili është emëruar në atë post nga Donald Trump. BBC raportoi se avokati i Hunter Biden kishte deklaruar se deri tani nuk është kontaktuar nga agjentët federalë dhe mbajti të njëjtin qëndrim si më parë, duke thënë se djali i presidentit nuk ka shkelur ligjin.

52-vjeçari është avokat dhe gjatë karrierës së tij ka punuar si jurist në vende të ndryshme, përfshirë Kinën dhe Ukrainën.

Në vitin 2014 u përjashtua nga marina amerikane pasi rezultoi si përdorues kokaine. Sipas Washington Post, FBI po e heton djalin e Biden që prej vitit 2018, kryesisht në lidhje me financat e tij dhe marrëveshjet që ka bërë jashtë Shteteve të Bashkuara.

Që prej zbulimit të një laptopi në pronësi të tij në vitin 2020, Hunter Biden është akuzuar nga republikanët për afera, duke sulmuar politikisht edhe babain e tij. Tema e djalit të Biden u prek edhe në debatet me Donald Trump, para zgjedhjeve presidenciale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco