Billborde me imazhin e Putinit u shfaqën në Beograd, e urojnë për ditëlindjen

Billborde me imazhin e Putinit u shfaqën në Beograd, e urojnë për ditëlindjen

17:39, 07/10/2022
A+ Aa A-

Billborde me imazhin e presidentit rus Vladimir Putin janë vendosur sot në Beograd.

Presidenti i Federatës Ruse sot feston 70-vjetorin e lindjes dhe me atë rast u shfaqën billborde me imazhin e tij.

“Gëzuar ditëlindjen presidentit Vladimir Putin nga vëllezërit serb”, shkruhet në tabelat e nënshkruara nga përfaqësuesit e lëvizjes “Nashi”.

Edhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka uruar sot Putinin për ditëlindjen. Ai i dërgoi një letër presidentit rus në të cilën vlerëson lidershipin e tij kundër “sfidave dhe kërcënimeve” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), njoftoi të premten media shtetërore e Phenianit zyrtar, siç raportoi agjencia koreano-jugore Yonhap.

Letra vlerësonte gjithashtu "arritjet e rëndësishme të Putinit në arritjen e qëllimit të madh strategjik për ndërtimin e një Rusie të fuqishme" përmes "aktiviteteve të tij të fuqishme", sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve Koreane (KCNA).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco