Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Ngordh qeni më i moshuar në botë

Ngordh qeni më i moshuar në botë

14:13, 07/10/2022
A+ Aa A-

Qeni më i vjetër në botë, femra 22-vjeçare Toy Fox terrier Pebbles, ngordhi vetëm pesë muaj para ditëlindjes së saj të 23-të.

Guinness World Records raportoi se Pebbles ngordhi nga shkaqet natyrore në Karolinën e Jugut gjersa kishte pranë pronarët Bobby dhe Julie Gregory.

Qeni lindi më 28 mars të vitit 2000 dhe u shpall qeni më i moshuar në botë menjëherë pasi titulli u mor nga chihuahua TobyKeith.

Kur TobyKeith doli në krye të mediave, pronarët e Pebbles kuptuan se kafsha e tyre ishte më e vjetër se ai.

“Miqtë dhe familja filluan të na telefonojnë dhe të na dërgojnë mesazhe kur panë historinë e qenit 21-vjeçar që thyente rekordin”, tha Julie, e cila menjëherë më pas pretendoi se kafsha e saj ishte më e vjetra.

Pronarët gjithashtu i thanë organizatës se kur po kërkonin një qenush, fillimisht synonin të merrnin një racë më të madhe. Megjithatë, pasi ata panë Pebbles, ai fitoi menjëherë zemrat e tyre.

Pebbles shpejt lindi 32 këlyshë në tre pjellë të ndryshme me partnerin e saj të së njëjtës racë, Rocky. Ai ngordhi në vitin 2017, në moshën 16-vjeçare.

“Ajo i kalonte ditët duke shijuar muzikën country. I pëlqente të provonte ushqime të reja, ishte e përkëdhelur dhe mbi të gjitha ishte e dashur”, thanë ata.

“Pebbles nuk ishte thjesht vetëm një qen tjetër, ajo kishte karakter. Ajo ishte një shoqëruese e përjetshme dhe ishte një nder ta kisha si kafshë shtëpiake dhe anëtare të familjes”, përfunduan ata.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco