Ushtarët ukrainas kapin një tank rus në gjendje të rregullt, festojnë sikur të kishin fituar ndonjë trofe

Ushtarët ukrainas kapin një tank rus në gjendje të rregullt, festojnë sikur të kishin fituar ndonjë trofe

13:55, 07/10/2022
A+ Aa A-

Forcat ruse kanë pësuar një fiasko në shumë rajone ukrainase pas pushtimit të tyre që prej 24 shkurtit.

Në një video në TikTok shihet se si ushtarët ukrainas po festojnë gjersa kapin një tank rus që funksionon.

Pamjet tregojnë ushtarët duke u ngjitur në automjetin e blinduar dhe duke ngritur lart flamurin ukrainas.

Kujtojmë se ditë më parë disa ushtarë rusë janë filmuar duke u dorëzuar tek ukrainasit në rajonin e Khersonit.

Ata kishin vendosur flamuj të bardhë në tytat e tankeve gjersa dorëzohen para ukrainasve.

Kujtojmë se presidenti rus, Vladimir Putin sot ka nënshkruar urdhrin për aneksimin e territoreve pasi që Duma ruse votoi ligjin për marrjen e katër rajoneve ukrainase.

Ndryshe, autoritetet ukrainase kanë çliruar mbi 500 km territor të pushtuar prej Rusisë. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco