'Tronditje, lumturi' - Organizata ruse 'Memorial', një ndër fituesit e Nobelit për Paqen Aktivistja ruse për të drejtat e njeriut dhe kryetarja e Komitetit të Asistencës Qytetare Svetlana Gannushkina u flet gazetarëve në Moskë, Rusi, të premten, 27 gusht 2021. Gannuskhina është anëtare e këshillit të organizatës ruse të të drejtave të njeriut Memorial, një nga të dy organizatat e vlerësuara me Çmimin Nobel për Paqen, së bashku me organizatën ukrainase të të drejtave të njeriut Qendra për Liritë Civile dhe me aktivistin e burgosur të të drejtave të Bjellorusisë Ales Bialiatski të premten, 7 tetor 2022, (AP Photo/Alexander Zemlianichenko, Dosja)

'Tronditje, lumturi' - Organizata ruse 'Memorial', një ndër fituesit e Nobelit për Paqen

13:44, 07/10/2022
A+ Aa A-

Çmimi Nobel për Paqen i vitit 2022 iu dha sot tre aktivistëve të mëdhenj të të drejtave të njeriut, ndër ta organizatës ruse “Memorial”.

“Memorial” u themelua në Bashkimin Sovjetik në 1987 për të siguruar që viktimat e represionit komunist të kujtoheshin. Grupi ka vazhduar të mbledhë informacione mbi abuzimet e të drejtave të njeriut dhe ka gjurmuar fatin e të burgosurve politikë në Rusi.

Gjykata më e lartë e vendit urdhëroi mbylljen e kësja organizate në dhjetor, vendimi i fundit i një goditjeje të pamëshirshme ndaj aktivistëve të të drejtave, mediave të pavarura dhe mbështetësve të opozitës.

Tatyana Glushkova, një anëtare e bordit të Qendrës së Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut Memorial, tha se e mori vesh nga lajmet, dhënien e çmimit Nobel. “Ishte një tronditje,” tha ajo për AP. “Ne jemi shumë, shumë të lumtur.”

“Për ne, kjo është një shenjë se puna jonë, pavarësisht nëse njihet nga autoritetet ruse apo jo, është e rëndësishme për botën, është e rëndësishme për njerëzit në Rusi,” tha Glushkova.

Glushkova vuri në dukje se çmimi iu dorëzua grupit në ditën kur ai duhej të paraqitej përsëri në gjykatë në Moskë - këtë herë për një çështje që lidhej me ndërtesën e zyrës në qendër të Moskës.

“International Memorial” e kishte në pronësi ndërtesën, por pasi grupi u mbyll,  ia dha ndërtesën një prej organizatave anëtare të saj, Qendrës së Kërkimit dhe Edukimit Memorial.

Autoritetet ruse po e kundërshtojnë marrëveshjen në gjykatë dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm paraqiti një mocion për ta anuluar atë.

Memorial e konsideron këtë lëvizje si përpjekje për të marrë ndërtesën dhe për të penguar funksionimin e organizatës.

Image

Image

Në foto: Aktivistja ruse për të drejtat e njeriut dhe kryetarja e Komitetit të Asistencës Qytetare,Svetlana Gannushkina para gazetarëve në Moskë, Rusi, më 27 gusht 2021. Gannuskhina është anëtare e këshillit të organizatës ruse të të drejtave të njeriut Memorial, një nga të dy organizatat e vlerësuara me Çmimin Nobel për Paqen, së bashku me organizatën ukrainase të të drejtave të njeriut Qendra për Liritë Civile dhe me aktivistin e burgosur të të drejtave të Bjellorusisë Ales Bialiatski .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco