Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Jo për të gjithë është parajsë, raporti i OKB-së akuzon Zvicrën

Jo për të gjithë është parajsë, raporti i OKB-së akuzon Zvicrën

10:33, 07/10/2022
A+ Aa A-

Zvicra është një nga vendet që del gjithmonë me vlerësimet më të larta në të gjitha renditjet që kanë të bëjnë me të ardhurat vjetore, cilësinë e jetës dhe shërbimet. Por vendi i pasur europian, me sa duket nuk merr notën kaluese në një fushë delikate si ajo e racizmit.

Një raport ekspertësh të Kombeve të Bashkuara, pas një seri vrojtimesh në terren, ka evidentuar shkelje të rënda kundrejt emigrantëve me origjinë afrikane nga ana e forcave të policisë.

Shkeljet e forcave të policisë zvicerane variojnë nga “arrestime brutale, sharje me sfond racist, dhunë, trajtim poshtërues dhe përforcim i stereotipave negative”. Çka është edhe më e rëndë, shkeljet e forcave të rendit duket sikur mbulohen, minimizohen dhe në disa raste “mbështeten nga sistemi gjyqësor”, sipas fjalës së presidentit të grupit të punës, Catherine Namakula.

Përtej forcave policore, raporti i OKB-së del me një klimë aspak miqësore në atë vend për emigrantët me origjinë afrikane, të portretizuar edhe në opinionin publik si “trafikantë droge, parazitë socialë në kërkim të azilit”.  

Raporti i bën apel autoriteteve ligjzbatuese në Zvicër për të hapur hetime mbi vdekjet e shumta të ndodhura në burgje dhe në qendrat e emigrantëve, si dhe fuqizimin e masave kundër racizmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco