Erdogan i drejtpërdrejtë: Disa vende perëndimore duan përshkallëzimin e luftës në Ukrainë

Erdogan i drejtpërdrejtë: Disa vende perëndimore duan përshkallëzimin e luftës në Ukrainë

09:35, 07/10/2022
A+ Aa A-

Gjatë vizitës së tij në samitin e Pragës, presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan foli dhe për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, duke qenë se vendi i tij dhe ai vetë janë angazhuar më shumë se çdokush tjetër për arritjen e paqes dhe ndërmjetësimin e marrëveshjeve mes dy palëve.

Përpara gazetarëve, lideri turk u shpreh se ndonjëherë është më mirë një paqe e keqe sesa vetë lufta.

Erdogan shkoi dhe më tej duke thënë se ka disa vende në Europë që preferojnë provokimin dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti, por pa i përmendur me emër.

Ndërkohë, lufta në Ukrainë është në një nga momentet më të tensionuara që nga fillimi i saj më 24 shkurt. Kriza e brendshme e Rusisë për humbjen e territorit në Ukrainë, kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore, paralajmërimi i Josep Borrell se jemi në fazën “më të rrezikshme” të luftës… Ngjarjet dhe deklaratat e javëve të fundit tregojnë se konflikti është duke evoluar në një fazë më agresive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco