Aksident i tmerrshëm! Autobusi me 45 persona bie në humnerë, vdesin 25 dasmorë

Aksident i tmerrshëm! Autobusi me 45 persona bie në humnerë, vdesin 25 dasmorë

11:54, 05/10/2022
A+ Aa A-

Të paktën 25 dasmorë kanë humbur jetën pasi autobusi me të cilin po udhëtonin ra në një greminë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Indinë Veriore.

Automjeti po udhëtonte përgjatë një autostrade malore në shtetin Uttarakhand kur humbi drejtimin dhe u rrëzua në një humnerë rreth 500 metra të thellë. Në bord ndodheshin 45 persona.

Pavarësisht kushteve të terrenit, 20 persona arritën të mbijetonin, sipas asaj që bënë të ditur autoritetet policore në vend për AFP.

Kryeministri Narendra Modi tha se “e gjithë ndihma e mundshme” do t’u jepej të mbijetuarve.

Aksidentet rrugore fatale janë të zakonshme në Uttarakhand, i cili përfshin një pjesë të Himalajeve Indiane dhe është shtëpia e vendeve të shumta pelegrinazhi fetar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco