Ukrainasit sekuestrojnë një tjetër tank të ushtrisë ruse

Ukrainasit sekuestrojnë një tjetër tank të ushtrisë ruse

09:59, 05/10/2022
A+ Aa A-

Një pjesëtar i ushtrisë ukrainase është filmuar duke vozitur tankun e sekuestruar rus, derisa ushtria e këtij vendi po vazhdon të avancojë me hapa të shpejtë drejt territoreve që dikur ishin nën kontrollin e rusëve.

Në videon e shpërndarë në llogarinë e Ministrisë së Mbrojtjes – koloneli Pavlo Fedosenko që është në krye të brigadës së 92-të të motorizuar, shihet duke qeshur me ironi derisa vozit tankun rus.

Përbri videos është edhe mbishkrimi, ku thuhet se “personalisht ka sekuestruar këtë tank të ushtrisë ruse”.

Gjykuar nga pamjet dhe sipas ekspertëve të sigurisë, bëhet fjalë për tankun e tipit T-90, që konsiderohet si tanku i gjeneratës së tretë të ushtrisë ruse që Kremlini e cilëson si një nga më të avancuarit që ka ky vend.

Kjo nuk është hera e parë që ukrainasit sekuestrojnë tanke të ushtrisë ruse.

Javëve të fundit arsenalit të Ukrainës i janë shtuar edhe dy tanke – T-72 dhe T-80 që dikur i përkisnin ushtrisë ruse, ndërsa pas sekuestrimit nga ukrainasit, Kievi po i përdor kundër ushtarëve të Putinit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco