VIDEO/ Regjimi në Iran ka një tjetër armik tani: adoleshentet

VIDEO/ Regjimi në Iran ka një tjetër armik tani: adoleshentet

09:50, 05/10/2022
A+ Aa A-

Nxënëset e shkollave në Iran kanë nisur të heqin shamitë e kokës dhe të dalin kundër autoriteteve. Kjo lëvizje e paprecedentë vjen në mbështetje të protestave që kanë pushtuar mbarë vendin

Nga Rana Rahimpour, BBC

Pas gati tre javësh protesta, është e qartë se lidershipi i Iranit po përballet me një sfidë serioze.

Kundërshtarët e saj nuk janë më thjesht politikanë apo njerëz rreth të 20-ave. Tani regjimi po përballet me adoleshentet- nxënëset që nuk kanë frikë nga djegia e fotove të liderit suprem.

Protestat kanë vazhduar pavarësisht paralajmërimit të Ajatollah Ali Khameneit të hënën se këto janë trazira të orkestruara nga Perëndimi.

Shumë nga ata që marrin pjesë thjesht duan një jetë normale. Ata mund të mos e kuptojnë politikën, por ata e kuptojnë se nuk janë të lirë të jetojnë jetën e tyre ashtu siç duan.

Tani, çdo shkollë dhe universitet potencialisht mund të bëhet një seli për protestuesit. Çdo ditë në shkolla, adoleshentët do jenë në gjendje të mblidhen së bashku dhe të shkëmbejnë ide se si të përmbysin regjimin.

Pyetja është nëse dhe si do të mundet Republika Islamike t’i ndalojë ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco