Karikuesi i përbashkët i celularëve në mbarë BE-në, realitet në vitin 2024

Karikuesi i përbashkët i celularëve në mbarë BE-në, realitet në vitin 2024

09:25, 05/10/2022
A+ Aa A-

Një karikues i përbashkët për pajisjet celulare do të prezantohet në vitin 2024, pasi anëtarët e Parlamentit Evropian votuan me shumicë dërrmuese në favor të heqjes së metodave alternative të karikimit.

Deri në fund të vitit 2024, të gjitha pajisjet elektronike portative të vogla dhe të mesme të shitura në BE duhet të pajisen me porte karikimi USB-C. Këtu përfshihen celularët dhe telefonat inteligjentë, tabletët, kamerat, kufjet si dhe mjetet e videolojërave në dorë.

Kjo do të thotë se sipas rregullave të reja, konsumatorët nuk do të kenë më nevojë për një karikues tjetër për blerjet që bëjnë, pasi do të mund të përdorin vetëm një karikues për të gjitha produktet e tyre.

"Karikuesi i përbashkët më në fund do të bëhet realitet në Evropë," tha të martën Alex Agius Saliba, eurodeputeti që  drejtoi këtë ligj  në Parlamentin Evropian. “Ne kemi pritur më shumë se dhjetë vjet për këto rregulla, por më në fund mund ta lëmë pas, këtë bollëk karikuesisht që kemi aktualisht”.

“Ky ligj i për të ardhmen lejon zhvillimin e zgjidhjeve inovative të karikimit në të ardhmen dhe nga ai do të përfitojnë të gjithë – që nga konsumatorët e frustruar deri te mjedisi ynë i cenueshëm.

“Këto janë kohë të vështira për politikën, por ne kemi treguar se BE-ja nuk i kanë mbetur pa ide apo zgjidhje për të përmirësuar jetën e miliona njerëzve në Evropë dhe për të frymëzuar pjesë të tjera të botës që të ndjekin shembullin”, shtoi ai.

Brukseli thotë se legjislacioni i ri është i mirë si për konsumatorët ashtu edhe për mjedisin, pasi do të ndihmojë në reduktimin e mbetjeve duke pakësuar numrin e kabllove të papërdorura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco