Ukraina: Rusët që tërhiqen po lënë mina pranë Khersonit

Ukraina: Rusët që tërhiqen po lënë mina pranë Khersonit

08:50, 05/10/2022
A+ Aa A-

Trupat ruse po vendosin mina në fshatrat jugore të Ukrainës ndërsa po tërhiqen përgjatë bregut perëndimor të lumit Dnieper, tha ushtria ukrainase të mërkurën.

“Teksa largohen nga rajoni i Kherson, objektet minuese të vendosura nga forcat ruse ndalon çdo lëvizje të banorëve vendas”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në konferencën e tij të mëngjesit. 

Kjo ngjarje vjen pasi forcat ukrainase kanë fituar territor në jug, duke u shtyrë drejt qytetit të pushtuar Kherson dhe duke pushtuar qytetin e Zolota Balka në bregun perëndimor të lumit Dnipro, sipas një zyrtari rajonal dhe bloger ushtarak pro-rus.

Forcat e Armatosura të Ukrainës pohuan gjithashtu të mërkurën se autoritetet pro-ruse në zonat e pushtuara të Ukrainës "po përpiqeshin të kompensonin humbjen e personelit" në fushën e betejës duke rekrutuar ukrainasit në ushtrinë ruse.

"Sipas informacionit në dispozicion, burra nga Luhansk, pa kryer një komision mjekësor dhe trajnim, pas mobilizimit dërgohen menjëherë për të rimbushur njësitë që pësuan humbjet më të mëdha," tha Shtabi i Përgjithshëm.

Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar prej disa kohësh se Rusia planifikon të përdorte aneksimet e pretenduara  si pretekst për të tërhequr ukrainasit në zonat e pushtuara.

Të hënën, ushtria ukrainase tha se trupat ruse po kryenin kontrolle  "derë më derë"  në zonat e pushtuara të Ukrainës, duke kërkuar për të rinj në moshë rekrutimi, duke shtuar se Moska kishte shtuar inspektimet e dokumenteve në pikat e kontrollit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco