Mbreti Charles: Ky është portreti i tij që do të shfaqet në monedhat britanike

Mbreti Charles: Ky është portreti i tij që do të shfaqet në monedhat britanike

09:13, 02/10/2022
A+ Aa A-

Është zbuluar portreti i mbretit Charles që do të shfaqet në monedhat britanike pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth.

Sipas BBC, monedhat e reja mbajnë portretin e monarkut britanik pa kurorë dhe në profilin e majtë, në ndryshim nga portreti i monarkut të mëparshëm.

Monedhat e para me portretin e ri do të jenë 50p dhe do t'u jepen koleksionistëve nga Royal Mint brenda pak javësh, me publikun që do të fillojë t'i përdorë deri në fund të vitit. Mbreti Charles dha miratimin e tij për portretin dhe madje u shpreh shumë i kënaqur me rezultatin.

Monedhat e reja do të dalin së bashku me rreth 27 miliardë monedha me portretin e Mbretëreshës, të cilat do të pranohen për disa vitet e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

EYE02/10/2022 12:59

E cuditshme perse e kane dizenjuar mbretin pa kurore ne koke, nderkohe qe mamaja e tij ishte me kurore. Ndoshta ka ndonje domethenie te fshehte.

Shto koment

Denonco