Lideri çeçen bën deklaratën alarmante: Putin të përdorë armët bërthamore në Ukrainë

Lideri çeçen bën deklaratën alarmante: Putin të përdorë armët bërthamore në Ukrainë

17:08, 01/10/2022
A+ Aa A-

Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë dhe një aleat i presidentit rus Vladimir Putin, tha sot se Moska duhet të konsiderojë përdorimin e armëve bërthamore me fuqi të ulët në Ukrainë pas disfatës së re në fushën e betejës.

Në një postim në Telegram që kritikon komandantët rusë për braktisjen e qytetit Liman në Ukrainën lindore, Kadyrov shkruan: “Për mendimin tim, duhen marrë masa më drastike, deri në shpalljen e ligjit ushtarak në zonat kufitare dhe përdorimin e armëve të vogla bërthamore.”

Deklaratat e Kadyrov vijnë në një kohë kur ushtria ruse vazhdon të tërhiqet në frontet e Kharkiv nga kundërsulmi i forcave ukrainase.

Ndërkohë, ushtria ukrainase ka hyrë në qytetin e Limanit, në Ukrainën lindore forcat ruse janë tërhequr në rrezik për t’u rrethuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bajga serbe Vu-shurra02/10/2022 00:23

Po pra, ti fusi në sumën e vet Putini armët bërthamore, pastaj të shtypë butonin.

Shto koment

Denonco