'Jam e humbur pa të'/Ukrainsja me lot në sy pasi u braktis nga britaniku: Premtoj se do të...

'Jam e humbur pa të'/Ukrainsja me lot në sy pasi u braktis nga britaniku: Premtoj se do të...

16:19, 01/10/2022
A+ Aa A-

Refugjatja ukrainase është braktisur nga i dashuri i saj britanik, Tony Garnet pasi ky i fundit la partnerin dhe dy fëmijët për të.

 Në një intervistë për Daily Mail, Sofia Karkadyn thotë se ndihet tepër e humbur pasi Toni nuk dëshiron ti jap më asnjë shans pas incidentit të disa ditëve më parë, ku ukrainasja në debat e sipër tentoi të godiste me thikë babain e dy vajzave.

“Të jem e sinqertë jam shumë e mërzitur dhe e ndjej veten të humbur, nuk jam e sigurt cfarë do të bëj tani e tutje dhe se ku do të shkoj, është vërtet një situatë e vëshitrë për mua."

E pyetur në lidhje me incidentin që ndodhi mes çiftit Sofia premton se nuk do ndodh më kurrë,vetëm dëshiron që Toni të kthehet edhe njëherë.

"Ajo gjë nuk do të ndodhi më kurrë, jam e mërzitur që Toniu nuk do që tmë jap një shans tjetër për ta përmirësuar situatën

Jam vërtët e humbur dhe dhe vërtët nuk e di di cfarë do të bëhet me mua. Disa njerëz më kanë ofruar akomodim, por jam ende duke mbajtur kontaktin me ta deri sa të marr një vendim se ku do të shkoj”

Në mes të tjerash 22 vjeçarja shprehet se nuk është ende e gatshme të pranojë ikjen e Tonit dhe se do të luftoj për ribashkimin  e tyre edhe pse ai e refuzoj. Dëshira e saj është që ti zgjidhin problemet e tyre privatisht duke biseduar edhe njëherë.

"Nuk mund ta pranoj që lidhja jonë ka përfunduar. Thjesht dua të flas me të, dhe nëse ai vërtët dëshiron të ndahet le ta bëj privatisht jo me mesazhe, dhe të zgjidhi të gjitha problemet dhe pyetjet që kemi midis njëri tjetrit. Kam ende ndjenja për Tonin, e dua shume, më shumë se është e mundur por është vendimi i tij”

Ish-çifti foli për herë të parë që kur policia e arrestoi 22 vjeçaren pas një sherri në gjendje të dehur gjatë së cilës ajo tentoi të godisten të dashurin e saj, ku e edhe Gaenett deklaroi se do i jepte fund lidhjes.

Toni, i cili filloi një lidhje katër-mujore me refugjatin 10 ditë pasi ajo ishte zhvendosur në shtëpinë e familjes që ai ndante me partneren e tij Lorna dhe dy vajzat e vogla, i tha Sofies se nëna e saj po kërkonte gjithashtu që ajo të kthehej në Ukrainë.

Nëna e saj Katerina i tha Tonit: “Në dashuri, secili ka fatin e vet. Në fillim nuk ishim të lumtur, por ajo tha se të donte dhe se kjo ishte një lidhje serioze. Por ka mbaruar. Ne do të donim që ajo të kthehej në shtëpi.”

Sofia është arrestuar dy herë dhe është paralajmëruar nga policia që të mos afrohet dhe të mos kontaktojë me ish të dashurin e saj.

Por Toni pranoi ta telefononte pasi dëgjoi se ajo ishte në përmbytje të lotëve në banesën e saj të përkohshme, ndërsa Zyra e Brendshme dhe zyrtarët ukrainas vendosin se cila do të ishte lëvizja e saj e ardhshme.

Toni, nga Bradfordi, tha: "Unë nuk jam i pashpirt. Më vjen keq për të. Por marrëdhëniet marrin fund dhe kjo ka mbaruar. Shpresoj të jemi miq kur e gjithë kjo histeri të ketë vdekur. Unë fola me të mbrëmë dhe i thashë se nuk kishte absolutisht asnjë shans që ne të ktheheshim bashkë. Ndonjëherë duhet të jesh mizor që të jesh i sjellshëm. Ajo do të jetë shumë më mirë në Ukrainë, ose nëse ka një lidhje të re, fat të mirë për të."

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco