Ndihma gjigante për Ukrainën nga SHBA pas vendimit të aneksimit të Rusisë

Ndihma gjigante për Ukrainën nga SHBA pas vendimit të aneksimit të Rusisë

13:09, 01/10/2022
A+ Aa A-

Presidenti rus Putin njoftoi dje se Ukraina ka aneksuar rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson. 

Ndërkohë që reagimet ndaj Rusisë ishin nga shumë vende të botës, SHBA vendosi t'i jepte një ndihmë të madhe ushtrisë dhe qeverisë ukrainase.

Kongresi amerikan ka hapur rrugën për një ndihmë financiare shtesë prej 12.3 miliardë dollarësh për t'i dërguar Ukrainës.

 Në paketën e ndihmës u vendos që të dërgohen 3 miliardë dollarë për armë, materiale dhe paga për të plotësuar nevojat e ushtrisë ukrainase, ndërsa presidenti Joe Biden miratoi nga Pentagoni transferimin e 3.7 miliardë dollarëve armë dhe pajisje të tjera në Ukrainë.

Paketa, e cila u miratua nga demokratët  dhe me bashkimim e votave të 10 senatorëve republikan, siguron gjithashtu 4.5 miliardë dollarë për të ndihmuar Ukrainën të mbajë gjendjen e saj financiare të qëndrueshme dhe qeverinë e Kievit të ruajë mandatin e saj. 

Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, shuma totale e ndihmës që Uashingtoni i ka dërguar Kievit është rritur në 65 miliardë dollarë së bashku me këtë ndihmë.

"Kjo ndihmë e re granti është një tjetër demonstrim i besimit të SHBA-së ndaj Ukrainës dhe do të mbështesë operacionet kritike të qeverisë dhe do të ofrojë ndihmë për popullin ukrainas që vuan nga lufta brutale e Rusisë," tha në një deklaratë Sekretarja e Thesarit Janet Yellen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco