Humbja më e hidhur për Putinin/ Mijëra rusë të rrethuar në Lyman

Humbja më e hidhur për Putinin/ Mijëra rusë të rrethuar në Lyman

12:44, 01/10/2022
A+ Aa A-

Mijëra trupa ruse janë të rrethuar në Lyman të Ukrainës. Sipas BBC, ushtria ukrainase ka ngritur flamurin në këtë qytet. Nëse Ukraina rimerr këtë qytet, kjo do ishte një goditje e rëndë për Kremlinin. Sipas BILD, me shumë gjasë kjo mund të jetë humbja më e hidhur për Putinin. Por pse është kaq i rëndësishëm ky qytet?

BBC

Që kur e pushtuan Lyman-in në fund të majit, trupat ruse e kanë transformuar këtë qytet në rajonin e Donetsk në një qendër kryesore logjistike për dislokimin e trupave dhe furnizimet me municione.

Qyteti është gjithashtu një qendër kryesore hekurudhore, që lidh rajonet Donetsk, Luhansk dhe Kharkiv në lindje dhe verilindje të Ukrainës.

Rreth 5 mijë trupa ruse mund të jenë aktualisht të bllokuar në Lyman.

Rimarrja e këtij qyteti nga Ukraina do të ishte një nga disfatat më të rënda ushtarake të Rusisë që nga fillimi i pushtimit të saj më 24 shkurt.

Kjo do të lejonte trupat ukrainase të pastrojnë plotësisht pjesën veriore të rajonit të Donetsk dhe më pas të lëvizin më tej në rajonin fqinj, Luhansk.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco