'Përkëdhel gra me gjoks të madh...' drejtuesi i lartë i Apple shkarkohet nga detyra pas kësaj VIDEO

'Përkëdhel gra me gjoks të madh...' drejtuesi i lartë i Apple shkarkohet nga detyra pas kësaj VIDEO

12:30, 01/10/2022
A+ Aa A-

Një drejtues i lartë i Apple është shkarkuar pas publikimit të një video në TikTok ku deklaroi me shaka se për të jetuar përkëdhelte gra me gjoks të madh. 

Tony Blevins një lojtar kyç në operacionin zinxhir të furnizimit të kompanisë u filmua brenda mercedes-Benz SLR McLaren të tij prej 500,000 dollarësh.

Kur u pyet se çfarë bën për të jetuar, ekzekutivi i teknologjisë u përgjigj:

“Kam makina të shtrenjta, luaj golf dhe përkdhel gra me gjoks të madh por i marr fundjavat dhe pushimet e gjata’.

"Gjithashtu, nëse jeni të interesuar, kam një plan djallëzor dentar." 

Blevins u mor në pyetje nga një përdorues i TikTok-ut, Daniel Mac në të cilën Mac u kërkonte pronarëve të makinave të shtrenjta të tregonin profesionet e tyre.

Si Mac dhe shoqëruesja e Blevins qeshën me përgjigjen që ekzekutivi i Apple dha teksa dilte nga makina.

Por siç duket Apple nuk e ka pëlqyer deklaratën e Blevins dhe e kanë shkarkuar nga posti që mbante. 

Burime të njohura me këtë çështje i thanë Bloomeberg se anëtarët e operacioneve dhe ekipeve të prokurimit të Apple raportuan videon në departamentin e burimeve njerëzore të kompanisë.

Apple nuk ka dhënë asnjë koment zyrtar për largimin e Blevins.

Megjithatë, sipas Bloomberg, Blevins kërkoi falje, duke e quajtur komentin e tij një "përpjekje të gabuar për humor".

Gjtihashtu burimet pretenduan se CEO Tim Cook dhe shefi i përgjithshëm Jeff Williams ishin ndër ata që u zemëruan nga komenti i Blevins.

 Videoja është xhiruar më 18 gusht, në një shfaqje makinash ku Blevins mori pjesë në Pebble Beach, Kaliforni. 

Së fundmi, Blevins kishte shërbyer si zëvendëspresident i prokurimeve të gjigantit të teknologjisë, ku Salary.com dhe Glassdoor vlerësuan pagën e tij midis 273,000 dhe 377,000 dollarë.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco