Gjermania ul TVSH-në e gazit

Gjermania ul TVSH-në e gazit

11:13, 01/10/2022
A+ Aa A-

Parlamenti gjerman ka miratuar me shumicë të madhe votash uljen e përkohshme të tatimit mbi vlerën e shtuar për gazin. Norma e TVSH-së për furnizimet e gazit përmes rrjetit të gazit natyror do të ulet nga 19 në 7% për një periudhë kohore nga 1 Tetori deri në fund të Marsit 2024.

“Shteti nuk duhet të jetë përfitues nga çmimet e larta të energjisë”, u shpreh ministri gjerman i Financave, Christian Lindner i cili akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se dëshiron t’i çojë ekonomitë e vendeve perëndimore me një “luftë energjetike” në mënyrë që t’i dobësojë ato nga brenda.

Megjithatë ministri kujton se edhe me këtë ulje, çmimet e gazit dhe të energjisë do të vijojnë të rëndojnë xhepin e konsumatorëve. Eksperti i ekonomisë i CDU-së, Mathias Middelberg nënvizoi se do të kishte qenë më mirë sikur një vendim i tillë të ishte marrë më herët.

Më herët, qeveria gjermane njoftoi  se do të vërë në dispozicion 200 miliardë Euro për t’u bërë ballë pasojave  ekonomike dhe sociale të rritjes së çmimit të energjisë. Një komision ekspertësh aktualisht po shqyrton se çfarë masash do të merren konkretisht ndërsa rezultatet do të prezantohen në mes të Tetorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco