Protesta te varri i prindërve të Putinit: Djali juaj po hedh në erë shkollën...

Protesta te varri i prindërve të Putinit: Djali juaj po hedh në erë shkollën...

10:27, 01/10/2022
A+ Aa A-

Nga Matthias Hoffmann, BILD

Ky veprim i guximshëm nuk duhet t’i ketë pëlqyer luftënxitësit Vladimir Putin.

Aktivistë të panjohur kanë lënë një notë proteste te varri i prindërve të despotit të Kremlinit. Në një faqe nga një kalendar shkollor, shkruhet në rusisht:

“Të dashur prindër! Djali juaj po sillet tmerrësisht keq. Ai po anashkalon mësimet e historisë, po zihet me fqinjët e tij dhe kërcënon të hedhë në erë të gjithë shkollën! Veproni”.

BILD ka analizuar mesazhet e fotot që po qarkullon gjerësisht në Telegram.

-Mësimi i historisë përfaqëson pikëpamjen e gabuar të Putinit se ‘Rusia krijoi shtetin modern ukrainas’. Diktatori i përdori këto fjalë në fjalimin e tij në Sheshin e Kuq pas aneksimit të paligjshëm të katër rajoneve ukrainase.

-Sherri me fqinjin përfaqëson pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putini më 24 shkurt të këtij viti. Aktualisht situata në front është katastrofike për Putinin. Trupat ukrainase po i shtyjnë rusët e keqarmatosur gjithnjë e më shumë, madje ata kanë rrethuar ushtarët rusë në qytetin e rëndësishëm strategjik të Lyman.

-“Të hedhësh në erë të gjithë shkollën” është një referencë ndaj kërcënimit të Putinit për të përdorur armë bërthamore në luftën e tij të pakuptimtë. Tirani tha më 21 shtator: “Nëse integriteti territorial i vendit tonë kërcënohet, ne patjetër do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë. Ky nuk është një bllof”. Krerët e shteteve si Joe Biden dhe Olaf Scholz e kanë paralajmëruar Putinin kundër përdorimit të armëve bërthamore dhe kanë kërcënuar me pasoja katastrofike.

Prindërit e Putinit- Maria (1911-1998) dhe Vladimir (1911-1999) janë varrosur në varrezat Serafimovski në Shën Petersburg.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco