Orban: Soros po grumbullon miliarda duke abuzuar me çmimet e energjisë

Orban: Soros po grumbullon miliarda duke abuzuar me çmimet e energjisë

09:50, 01/10/2022
A+ Aa A-

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se lufta në Ukrainë po zvarritet, pa një shpresë për një fund të shpejtë.

Gjatë një intervistë, Orban tha se teksa vazhdon lufta, aksionerët e mëdhenj të kompanive të energjisë po fitojnë miliarda.

“Duke filluar me George Soros, ata po grumbullojnë miliarda përfitime ekstra falë çmimeve të energjisë,” tha Orban.

Sipas tij, çmimet e energjisë po rriten nga vendime të motivuara politikisht në Bruksel, më shumë se nga arsye ekonomike.

Duke iu referuar opozitës në vend, Orban tha se ajo financohet nga Soros.

Kryeministri tha se qeveria e tij po përpiqet që të mbrojë familjet dhe bizneset duke vendosur çmime tava për energjinë. Sipas tij, mbrojtja që ofron Hungaria është më e mirë se në çdo vend tjetër evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco