Aneksimet ruse, Zelensky reagon sërish: Ata festuan një farsë tjetër të Moskës

Aneksimet ruse, Zelensky reagon sërish: Ata festuan një farsë tjetër të Moskës

22:39, 30/09/2022
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dënuar atë që e quan “farsën e aneksimeve”, të pretenduara nga Rusia të territorit ukrainas.

Një tjetër farsë ndodhi sot në Moskë” tha ai mbrëmjen e sotme, duke shtuar se “diçka u festua atje. Ata këndonin diçka atje. Ata kënduan në shesh”.

“Ata po flisnin për Zaporizhzhia kur ata vetë e organizuan një gjë të tillë”, tha ai, duke iu referuar sulmit të së premtes ndaj një kolone civile që vrau të paktën 30 dhe plagosi 88 të tjerë.

Ai tha gjithashtu se Ukraina po punonte me aleatët e saj perëndimorë për të vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë kundër personave kyç dhe ndërmarrjeve të rëndësishme ruse.

Sigurisht, sanksionet do të zbatohen edhe për ata shtetas të vendeve të tjera që morën pjesë në farsën ruse në territorin e pushtuar të vendit tonë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco