Zbulohen monedhat e para me portretin e Charles III në Britaninë e Madhe

Zbulohen monedhat e para me portretin e Charles III në Britaninë e Madhe

20:35, 30/09/2022
A+ Aa A-

Monedhat e reja prej 50 pence në të cilat për herë të parë shfaqet portreti i Mbretit Charles III janë zbuluar ditën e sotme nga Mint Royal. 

Charles III është paraqitur i pakurorëzuar dhe me fytyrë në të majtë në monedhat e para britanike që shfaqin imazhin e tij. Sipas raportimeve, monedhat do të dalin në qarkullim para Krishtlindjeve.

Portreti i Charles III tij do të shfaqet gjithashtu në një monedhë të re prej 5 paundësh, e cila në anën e pasme, do të shfaqë dy portrete të reja të nënës së Charles, mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II e cila ndërroi jetë pak ditë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco