Zelensky: Do negociojmë me Rusinë vetëm nëse ka një president tjetër

Zelensky: Do negociojmë me Rusinë vetëm nëse ka një president tjetër

17:08, 30/09/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar sërish se vendi i tij është i gatshëm për bisedime me Rusisë, por ka një kusht.

Sipas Volodymyr Zelenskyt, kushti i vetëm për dialog me Rusinë është që të kenë një president tjetër.

“Ukraina ishte dhe mbetet e përkushtuar në përpjekjet për negociata. Ishte shteti ynë që i ofroi Rusisë arritjen e një marrëveshjeje për bashkëjetesë në kushte të barabarta, të ndershme dhe të drejta.

Është e qartë se kjo është e pamundur me këtë president rus. Ai nuk e di se çfarë është dinjiteti dhe ndershmëria. Prandaj, ne jemi gati për një dialog me Rusinë, por tashmë me një president tjetër të Rusisë.”-ka deklaruar Zelensky.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco