Deklarata e re e Merkelit për Rusinë do të nxis sërish reagime tek ukrainasit

Deklarata e re e Merkelit për Rusinë do të nxis sërish reagime tek ukrainasit

12:10, 30/09/2022
A+ Aa A-

Pak ditë më parë ish-kancelarja Angela Merkel duke folur në hapjen e fondacionit “Helmut Kohl” tha se nëse Helmut Kohl do të ishte kancelar sot do të bënte gjithçka për të mbrojtur Ukrainën, por do të bënte edhe pothuajse të pamendueshmen, do të mendonte të nesërmen se mund të kishte sërish marrëdhënie me Rusinë. 

Deklarata e saj solli reagimin e ambasadorit të Ukrainës në largim në Berlin, Andrii Melnyk, i cili komentoi:

''Është e vështirë të besohet: ish-kancelarja, e cila mundësoi agresionin e Moskës kundër ukrainasve me filozofinë e saj të përhershme pro - Putinike , po filozofon paturpësisht se si mund të rivendosen marrëdhëniet me Rusinë.

Ndërsa sot ish-kancelarja Angela Merkel ka folur sërish për ‘pikën e kthesës’ që shënoi 24 shkurti 2022 dhe për ‘shkeljen më të madhe të parimeve të së Drejtës Ndërkombëtare në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore’ duke iu referuar sulmit rus në Ukrain.

Ajo theksoi gjithashtu se është i nevojshëm planifikimi i ‘"arkitekturës afatgjatë pan-evropiane të sigurisë - duke përfshirë Rusinë ".

 “24 shkurt 2022 shënoi një pikë kthese të thellë. Për më tepër, lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës përbën shkeljen më të madhe të parimeve të së Drejtës Ndërkombëtare në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Por duhet punuar për një arkitekturë sigurie pan-evropiane – duke përfshirë dhe Rusinë, edhe nëse kjo do të kërkonte guxim të madh ”, tha zonja Merkel, duke pranuar në të njëjtën kohë se “ sot ky synim mund të na duket jorealist.

Kjo deklaratë e saj me siguri do të nxis sërish reagimin e ukrainasve të cilët kanë kërkuar përjashtimin e Rusisë nga të gjithë organizatat ndërkombëtare si dhe ndalimin e bashkëpunimit nga të gjithë vendet e BE-së me Kremlinin. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco