Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Koreja e Jugut, SHBA dhe Japonia, stërvitje kundër nëndetëseve të Koresë së Veriut

Koreja e Jugut, SHBA dhe Japonia, stërvitje kundër nëndetëseve të Koresë së Veriut

12:18, 30/09/2022
A+ Aa A-

Seul, Koreja e Jugut - Anijet luftarake të Koresë së Jugut, SHBA-së dhe Japonisë filluan të premten stërvitjet e tyre të para trepalëshe anti-nëndetëse në pesë vjet, pasi Koreja e Veriut rifilloi testet e raketave këtë javë si kundërpërgjigje e dukshme ndaj stërvitjes dypalëshe nga forcat koreano-jugore dhe amerikane.

Pesë lëshimet e fundit të raketave të Koresë së Veriut, testet e para të tilla në një muaj, erdhën gjithashtu para dhe pasi Zv/presidentja e SHBA Kamala Harris vizitoi Korenë e Jugut të enjten dhe riafirmoi angazhimin "e hekurt" të SHBA për sigurinë e aleatëve të saj aziatikë.

Sipas një deklarate të marinës së Koresë së Jugut, stërvitja njëditore tre-kombëshe në brigjet lindore të Gadishullit Korean ka për qëllim të përballet me nxitjen e Koresë së Veriut për të avancuar aftësinë e saj për të lëshuar raketa nga nëndetëset.

Koreja e Veriut ka ndërtuar nëndetëse më të mëdha, duke përfshirë një me energji bërthamore dhe ka testuar raketa të sofistikuara që mund të lëshohen prej tyre në vitet e fundit. Ky është një zhvillim alarmues për rivalët e saj, sepse është më e vështirë të zbulohen raketat e lëshuara nënujore paraprakisht.

Zyrtarët e Koresë së Jugut thanë fundjavën e kaluar se kishin zbuluar sinjale se Koreja e Veriut po përgatitej të testonte një raketë nga një nëndetëse.

Stërvitjet e së premtes përfshijnë aeroplanmbajtësen me energji bërthamore USS Ronald Reagan si dhe destrojerët e SHBA-së, Koresë së Jugut dhe japonezit, thuhet në deklaratën e marinës.

Gjatë stërvitjes, anijet e marinës nga të tri shtetet duhej të kërkonin dhe gjurmonin një nëndetëse të SHBA-së me energji bërthamore që paraqitej si nëndetëse e Koresë së Veriut dhe shkëmbenin informacione.

“Ne do të përgjigjemi dhe do të neutralizojmë çdo formë të provokimeve të Koresë së Veriut në një mënyrë dërrmuese dhe vendimtare”, citohet të ketë thënë në deklaratë kapiteni Cho Chung-ho, komandant i trupave të marinës koreano-jugore që morën pjesë në stërvitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco