Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

OKB: Aneksimi i zonave të okupuara të Ukrainës është një përshkallëzim  i rrezikshëm

OKB: Aneksimi i zonave të okupuara të Ukrainës është një përshkallëzim i rrezikshëm

12:02, 30/09/2022
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka paralajmëruar se aneksimi i zonave të okupuara të Ukrainës tani është një plan që do të shënonte një ‘përshkallëzim të rrezikshëm’’ që do të rrezikonte perspektivat për paqen në rajon.

‘’Çdo vendim për të vazhduar me aneksimin e rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zhaporizhia të Ukrainës nuk do të kishte asnjë vlerë ligjore dhe meriton të dënohet. Referendumet nuk mund të quhen një shprehje e vërtetë e vullnetit popullor' është shprehur Guterres.

“Federata Ruse, si një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, ndan një përgjegjësi të veçantë për të respektuar Kartën”, shtoi Guterres.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS30/09/2022 14:32

Hahahahaaa!! Sa organizata koti!!!! Burokratë pabythësa që i hanë popujve kot miliarda dollarë!! Habitem se pse duhet të ekzistojnë akoma këto Organizatat Globale!!!! Po, po, filloni të gjithë tani që të lehni si ata zagarët që rrijnë pas gardhit të shtëpisë!!!! Sa qesharakë!!!! Po ju atë burrin 2.05m të lartë aty e kishit në OKB, "trimin më të madh" që ka parë ndonjëherë bota me plakat e fshatit që ndërtojnë kotece pulash pa leje!!! Pse nuk e thirrët për ndihmë, që bashkë me Baton Haxhiun, Olta Xhaçkën, me Elisa Spiropalin dhe me Niko Prejleshin, t'ia tregonin vendin Putinit!!!! Fitorja më e madhe e SHBA në këto 20 vite në arenën ndërkombëtare, ka qenë fitorja e fundit "spektakolare" e DASH që shpalli Non-Grata, Dr. Prof. Sali Berishën, pa asnjë provë dhe pa asnjë fakt dhe pa thënë asgjë, tamam siç mund të marrësh për bazë thashethemet e arrixhofkave kur zihen me njëra tjetrën!!!

Shto koment

Denonco