Çfarë ka poshtë ujërave? - Një zhytje në thellësitë e rrezikshme për kabllot dhe tubacionet nënujore

Çfarë ka poshtë ujërave? - Një zhytje në thellësitë e rrezikshme për kabllot dhe tubacionet nënujore

11:42, 30/09/2022
A+ Aa A-

Thellë nën ujë, tubat dhe kabllot që mbartin gjakun e botës moderne - energjinë dhe informacionin - janë jashtë syve dhe kryesisht jashtë mendjes. Deri në momentin kur diçka nuk shkon në mënyrë katastrofike.

Sabotimi që dyshohet këtë javë i tubacioneve të gazit që lidhin Rusinë dhe Evropën po tregon se sa jetike është infrastruktura nënujore,  por edhe sa dobët e mbrojtur dhe e prekshme ndaj sulmeve, me pasoja potencialisht katastrofike për ekonominë globale.

Nuk dihet se kush i kreu shpërthimet, mjaft të fuqishme aq sa për t’u kapur nga monitoruesit e tërmeteve përgjatë Detit Baltik, për të cilat qeveritë evropiane dyshojnë se ishin shkak i shpimeve të shumta në tubacionet e Nord Stream. Rrjedhjet lëshuan në det, përrenj shkumëzues metani, një gaz i fuqishëm serrë.

Kremlini nuk ka pranuar se ka doë në to, duke thënë se dyshimet se mund t’i kishte sabotuar tubacionet, qenë "të parashikueshme dhe idiote".

Analistët e patën të vështirë ta besonin Kremlinin, duke thënë se prodhuesja e gazit, Rusia me sa duket kishte më shumë për të përfituar nga rritja e çmimeve të tregut me një goditje të tillë dhe për të ndëshkuar Evropën, duke krijuar frikë dhe pasiguri, si hakmarrje për kalimin e Evropës te furnizues të tjerë gazi për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Duke qënë se sabotimi nënujor është më i vështirë për t'u zbuluar dhe më i lehtë për t'u mohuar sesa sulmet më të dukshme në tokë dhe në ajër, shpërthimet dukej se i përshtateshin gjithashtu librit ushtarak të Rusisë për "luftën hibride". Ky është përdorimi i një sërë mjeteve  - ushtarake, joushtarake dhe mashtrim - për të destabilizuar, përçarë dhe ushtruar presion ndaj kundërshtarëve.

Një vështrim në infrastrukturat nënujore që analistët ushtarakë dhe ekonomikë thonë se kanë nevojë për mbrojtje më të fortë:

ÇFARË KA POSHTË UJËRAVE?

Rrjetet e gazit formojnë vetëm një pjesë të rrjetës së dendur globale të tubave dhe kabllove nënujore që fuqizojnë ekonomitë, mbajnë shtëpitë të ngrohta dhe lidhin miliarda njerëz.

Më shumë se 1,3 milionë kilometra kabllo me fibra optike - më shumë se sa për t'u shtrirë në Hënë dhe kthyer  - shtrihen në oqeane dhe dete, sipas TeleGeography, e cila gjurmon dhe harton rrjetet jetike të komunikimit.

Kabllot janë zakonisht sa gjerësia e një zorre kopshti. Por 97% e komunikimeve në botë, duke përfshirë triliona dollarë transaksione financiare, kalojnë përmes tyre çdo ditë.

Pa to, jeta moderne mund të ngrijë papritur, ekonomitë do të rrëzoheshin dhe qeveritë do të luftonin për të komunikuar me njëra-tjetrën dhe me ushtritë e tyre, siç paralajmëroi ligjvënësi britanik Rishi Sunak në një raport të vitit 2017, duke paraqitur rreziqet përpara se të bëhej shefi i Thesarit të Mbretërisë së Bashkuar.

Kabllot e energjisë elektrike funksionojnë gjithashtu nën ujë. Lituania pretendoi në vitin 2015 se një anije detare ruse u përpoq në mënyrë të përsëritur të pengonte vendosjen e një kablli energjie nënujor që lidh këtë vend me Suedinë. Ministri i Energjisë i Lituanisë u citua të thoshte se ai i konsideronte veprimet e Rusisë si "armiqësore".

SA TË CENBLISHME JANË?

Shpërthimet e gazsjellësit treguan se goditja e infrastrukturës në shtratin e detit dhe zhdukja, në dukje e pazbulueshme, është e mundur, edhe në detin Baltik.  Relativisht i cekët, me shumë trafik detar dhe bomba të pashpërthyera në truallin e tij nga të dyja luftërat botërore, deti shihet si një sfidë për t'u lundruar pa u zbuluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco