Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO - Pamje të rënda/ I drejtoi armën në kokë qenit të policisë, oficeri qëllon për vdekje 49-vjeçarin

VIDEO - Pamje të rënda/ I drejtoi armën në kokë qenit të policisë, oficeri qëllon për vdekje 49-vjeçarin

11:34, 30/09/2022
A+ Aa A-

Një person është qëlluar për vdekje nga policia e Arizonës, pasi ai i drejtoi armën në kokë një qeni police.

Departamenti i Policisë Tucson publikoi të martën pamjet nga kamera e trupit të një oficeri që tregonte një burrë i cili i kishte drejtuar armën e tij qenit K9, ndërsa ky i fundit e kishte kapur nga këmba dhe përpiqej  ta frenonte.

Duke parë të dyshuarin që i drejtoi armën qenit, policia nuk hezitoi të hapte zjarr dhe ta vriste të dyshuarin, të cilin autoritetet e kërkonin për grabitje bankash.

49-vjeçari Francisco Javier Galarza u pa teksa hynte në një dyqan komoditeti mesditën e 25 gushtit, ndërsa oficerët tentuan ta ndalonin në parking dhe i dyshuari u përpoq të ikte. Pastaj oficeri i policisë Barry Peterson urdhëron qenin e quajtur Kirko të ndiqte dhe të neutralizonte të dyshuarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco