Putin akuzon Perëndimin: Janë gati të nxisin revolucion e gjakderdhje në çdo shtet

Putin akuzon Perëndimin: Janë gati të nxisin revolucion e gjakderdhje në çdo shtet

11:15, 30/09/2022
A+ Aa A-

Presidenti rus, Vladimir Putin, akuzoi Perëndimin duke thënë se është gati të nxisë “revolucione shumëngjyrëshe” dhe “gjakderdhje” në çdo vend, por pa përmendur një shtet specifik. Deklarata e tij erdhi teksa ju drejtohej krerëve të shërbimit të inteligjencës të disa vendeve të ish bashkimit sovjetik.

“Duke ndjekur synimet e tyre, kundërshtarët tanë gjeopolitike, janë të përgatitur të vënë këdo, çdo vend, në vijën e zjarrit; për ta kthyer atë në epiqendër të një krize; për të provokuar një ‘revolucion me ngjyra’ dhe ‘një gjakderdhje’. Ne i kemi parë të gjitha këto në më shumë se një rast. Ne gjithashtu e dimë se Perëndimi punon në skenarë për të nxitur konflikte të reja në zonën e Komunuelthit të Shteteve të Pavarura të Ish Bashkimit Sovjetik. Por ne duhet të them mjaft. Ju duhet të shikoni se çfarë po ndodh tani midis Rusisë dhe Ukrainës, çfarë po ndodh në kufijtë e disa vendeve të tjera të ish-Bashkimit Sovjetik”, tha Putin.

Në një hap që pritet të përshkallëzoje rrezikshëm luftën në Ukrainë, Putin zyrtarizon sot aneksimin e 4 rajoneve të tjera, siç bëri me Krimenë në vitin 2014. Ceremonia e nënshkrimit është parashikuar të mbahet në orën 14 në pallatin e Kremlinit, dhe vjen pas referendumeve 5-ditore në rajonet e pushtuara, të konsideruara të paligjshme nga Kievi dhe perëndimi.

Ndërsa Ukraina thërret këshillin e sigurisë, lideri rus firmosi në orët e para të së premtes një dekret për shpalljen e pavarësisë së Zaporizhias dhe Kherson si territore te pavarura. Një hap të tillë Putin e kishte ndërmarrë për Luhansk dhe Donjetsk në prag të nisjes së fushatës së agresionit në shtetin fqinj. Në dokumentet e publikuara në median shtetërore ruse, thuhet se pavarësia e dy rajoneve po njihet në përputhje me ligjin ndërkombëtar, sipas kartës së OKB. Sakaq këshilli I sigurimit të OKB do të votojë sot një rezolutë, me të cilën dënon referendumin e aneksimit, e hartuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria. Dokumenti ka pak gjasa të miratohet për shkak të vetos ruse, që është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco