Shefi i spiunazhit rus: Kemi prova që Perëndimi është i përfshirë në sulmin e Nord Stream

Shefi i spiunazhit rus: Kemi prova që Perëndimi është i përfshirë në sulmin e Nord Stream

10:56, 30/09/2022
A+ Aa A-

Shefi i spiunazhit rus ka thënë se Moska ka prova që tregojnë se Perëndimi ka pasur gisht në rrjedhjen e tubacioneve Nord Stream,  sipas raportimeve nga agjencitë e lajmeve ruse, shkruan Al jazeera.

“Ne kemi prova që tregojnë se Perëndimi ka organizuar dhe zbatuar këto akte terroriste,” tha Sergei Naryshkin, kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Rusisë.

Kjo është akuza më e drejtpërdrejtë kundër Perëndimit nga një zyrtar i lartë rus. Ai nuk specifikoi se çfarë provash kishte Rusia.

Presidenti Vladimir Putin tha të enjten se “sabotimi i paprecedentë” kundër tubacioneve të gazit Nord Stream ishte “një akt i terrorizmit ndërkombëtar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco