Katastrofa e peshqve në lumin gjermano-polak, për faj të algave të arta toksike

Katastrofa e peshqve në lumin gjermano-polak, për faj të algave të arta toksike

10:30, 30/09/2022
A+ Aa A-

Ngordhja masive e mijëra peshqve, e cila shkaktoi një përplasje politike midis Polonisë dhe Gjermanisë, ka ndodhur për faj të algave toksike.

Gati 250 ton peshq të ngordhur u gjetën në gusht në lumin Oder, i cili përshkon të dy vendet.

Pati akuza se një derdhje kimike kishte shkaktuar ngrodhjen, me Poloninë dhe Gjermaninë që mohonin çdo përgjegjësi.

Por të enjten, autoritetet polake thanë se algat toksike – më të agravuara nga temperaturat e larta të verës dhe nivelet e ulëta të ujit – ishin shkaktare të incidentit.

Faktorë të ndryshëm "na çuan në përfundimin se vdekjet e peshqve ndoshta ishin shkaktuar nga efektet toksike të lulëzimit të algave", tha Agnieszka Kolada nga Instituti Polatik i Mbrojtjes së Mjedisit.

Mikro-alga në fjalë,  e njohur si alga e artë, gjendet në grykëderdhjet kryesisht pranë detit dhe "deri më tani nuk ishte zbuluar kurrë në Poloni", u tha Kolada, gazetarëve.

Ajo shtoi se cilësia e ujit të Oderit ka qenë e varfër "prej vitesh".

Polonia do të publikojë të premten një raport të plotë shkencor të porositur nga qeveria mbi vdekjen.

"Ngordhja e peshkut nuk u shkaktuan as nga metalet e rënda, as pesticidet, as substancat e naftës," thuhet në prezantimin e raportit.

Ngordhja masive u zbulua fillimisht nga vendasit që jetonin përgjatë rrugës ujore 840 km, të cilët më pas u paralajmëruan të mos notonin në lumë ose ta preknin atë.

Erë e keqe rreth ujërave ishte aq e keqe sa disa punëtorë të vendosur për të hequr peshqit, villnin gjatë punës, thanë vendasit për Reuters.

Në gusht, Ministri i Mjedisit i Polonisë akuzoi Gjermaninë për përhapjen e "lajmeve të rreme" në lidhje me katastrofën pasi raportoi për nivele të larta të pesticideve në rrugë ujore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco