Çifti ushtarak amerikan akuzohet për spiunazh në favor të Rusisë

Çifti ushtarak amerikan akuzohet për spiunazh në favor të Rusisë

09:54, 30/09/2022
A+ Aa A-

Një mjek i ushtrisë amerikane, me gradën major, dhe bashkëshortja, janë paditur për spiunazh në favor të Rusisë.

Jamie Lee Henry, një mjek transgjinor, dhe Anna Gabrielian, akuzohen se po planifikonin të ndanin informacione konfidenciale rreth pacientëve të tyre në një spital ushtarak. Çifti raportohet se ia ka rrëfyer planin një agjenti të infiltruar të FBI-së se këtë po e bënin pasi ishin të shtyrë nga atdhetarizmi për Rusinë.

Prokurorët thanë se ata donin të ndihmonin qeverinë ruse “që të merrte informacione rreth gjendjes shëndetësore të personave që kishin lidhje me qeverinë dhe ushtrinë amerikane”.

Majori Henry, 39 vjeç, kishte ndërmend të përdorte certifikatat e sigurisë që zotëronte për të marrë të dhënat mjekësore të spitalit “Fort Bragg”, të vendosur në një bazë ushtarake. Gabrielian, 36 vjeç, akuzohet se do të dorëzonte informacionet te pala ruse. Ajo ishte kontaktuar nga një agjent i infiltruar, i shtirur si punonjës i ambasadës ruse.

Nëse shpallen fajtor, dy të akuzuarit mund të qëndrojnë pas hekurave deri në 10 vite secili. Majori Henry është i pari ushtarak në detyrë në SHBA që ka pranuar se është transgjinor. Në vitin 2015, Ushtria Amerikane e lejoi që të ndryshonte gjininë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco