‘Votoni pro ose do humbisni punën’/ Referendumet e diskredituara

‘Votoni pro ose do humbisni punën’/ Referendumet e diskredituara

13:30, 27/09/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mund të shpallë aneksimini e zonave të pushtuara në Ukrainë brenda pak ditësh. Sipas BBC, referendumet janë të diskredituara. Perëndimi ka deklaruar se nuk do e njohë rezultatin e tyre

Nga Hugo Bachega, BBC

Dalin në dritë më shumë të dhëna për votimin në referendumet e diskredituara në rajonet e pushtuara të Ukrainës.

Një banor në qytetin e pushtuar të Enerhodar, në rajonin Zaporizhia, tha se zyrtarët zgjedhorë dhe dy ushtarë të armatosur po shkojnë der më derë, për t’i detyruar njerëzit që të votojnë.

Banori, i cili nuk do të identifikohet për arsye sigurie, tha: “Nëse njerëzit nuk përgjigjen, ata vendosin në shenjë. Pastaj kthehen në të njëjtën adresë... Është shumë e frikshme”.

Sipas rezidentëve, njerëzit po kërcënohen se do humbasin vendin e punës nëse nuk marrin pjesë në këtë proces.

“Nuk ka asnjë shans për të shmangur votimin. Ose për të votuar kundër. Ata të japin fletën e votimit dhe ju duhet të votoni ‘po’. Përndryshe do humbasësh vendin e punës. Kjo është çështja”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco