Ujqërit dhe arinjtë e murrmë bëjnë rikthimin 'emocionues' në Evropë

Ujqërit dhe arinjtë e murrmë bëjnë rikthimin 'emocionues' në Evropë

13:29, 27/09/2022
A+ Aa A-

Ujqërit, arinjtë e murrmë dhe shqiponjat me bisht të bardhë janë ndër grabitqarët më të çmuar që po kthehen në të gjithë Evropën, sipas një raporti madhor që konstatoi e si disa kafshë të egra po rimëkëmben.

Studiuesit analizuan të dhënat për 50 lloje të kafshëve të egra, madhësia e popullsisë dhe shpërndarja gjeografike e të cilave është zgjeruar gjatë 40 viteve të fundit për të treguar se si mbrojtja ligjore efektive, restaurimi i habitatit mund të nxisin rimëkëmbjen e specieve.

"Shumica dërrmuese janë rikuperuar falë përpjekjeve njerëzore," tha Louise McRae nga Shoqëria Zoologjike e Londrës , e cila ishte një nga autoret e raportit evropian të Kthimit të Kafshëve të Egra, mbështetur nga Reëilding Europe.

"Si një studiues që punon në biodiversitetin global dhe shikon tendencat globale, mund të jetë mjaft dëshpëruese të dëgjosh statistikat më të fundit, por ky raport është vërtet emocionues, inkurajues dhe frymëzon njerëz si unë që të vazhdojnë të bëjnë atë që po bëjmë".

Ujku gri ka qënë më i shpejti që është rikthyer në mes të mishngrënësve. Për shekuj me radhë ata u vranë nga njerëzit, deri në një pikë sa gjatë viteve 1970, mbetën  vetëm disa popullata në cepa të Evropës jugore dhe verilindore. Që nga futja e legjislacionit për mbrojtjen e tyre dhe me më shumë tolerancë publike për të jetuar përkrah tyre, shifrat janë rritur 1800%.

Tani janë 17,000 individë që bredhin pothuajse në të gjithë Evropën kontinentale, me thirrje për t'i rifutur ata edhe në Britani.

Janë 12,500 çifte shqiponjash me bisht të bardhë që fluturojnë në pjesën më të madhe të Evropës, me popullsi në rritje në bregun perëndimor të Skocisë dhe Ishullin Wight. Në të gjithë Evropën, ka pasur një rritje prej 445% në numër midis viteve 1970 dhe 2018, kryesisht falë mbrojtjes ligjore dhe ndalimit të pesticideve të dëmshme.

Që nga viti 1960, popullsia e arinjve të murrmë është rritur me 44%, e nxitur nga mbrojtja më e mirë ligjore, megjithëse persekutimi është ende një rrezik i madh dhe konfliktet njeri-ari vazhdojnë. “Bashkëjetesa me specie si mishngrënësit është ende një sfidë, por qëndrimet po ndryshojnë – ne ende po mësojmë për mënyrat për të jetuar së bashku me këto specie”, tha McRae.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco